
Official Website
ARSIM GASHI
Violinist • Soloist • Concertmaster
Classical violinist from Kosovo, dedicated to musical excellence, artistic expression and unforgettable performances.
Biography
Arsim Gashi
Violinist • Soloist • Concertmaster
Arsim Gashi (24.03.2001, Prishtinë, Kosovë) është violinist kosovar, solist dhe koncertmjeshtër. Ai përfundoi arsimin muzikor në SH.M.M. “Prenk Jakova” dhe studimet universitare në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.
Bachelorin në Violinë e përfundoi në vitin 2024, ndërsa në vitin 2026 përfundoi Masterin e Arteve në Violinë. Që në moshën 13-vjeçare u paraqit me recitalin e tij të parë dhe që atëherë ka vazhduar aktivitetin e tij artistik përmes paraqitjeve solistike, orkestrale dhe kamerale në Kosovë dhe jashtë saj.
Si violinist dhe koncertmjeshtër, Arsim Gashi është dalluar për përkushtimin ndaj interpretimit muzikor, saktësinë teknike dhe aftësinë për të bashkuar traditën klasike me një shprehje të veçantë artistike.
Çmime dhe Gara Ndërkombëtare
- Ars Kosova – Çmimi i Parë Absolut (3 herë)
- ESTA Austria – Young Talent (3 herë)
- ESTA Kosova – Promising Talent
- Whitgift International Competition, South London – Çmimi i Dytë (3 herë)
- Ohrid te Sakam – Çmimi i Parë Absolut
- Grumiaux International Competition (Belgjikë) – Finalist dhe Çmim Special nga violinistja Dora Schwarzberg
Koncerte dhe Paraqitje Artistike
- Recital Solistik – Prishtinë (2015, 2016, 2019)
- Solist me Western Balkan Youth Orchestra – Shkup (2021)
- Recital solistik në DAM Festival (2023)
- Chopin Fest
- Kamer Fest – Solist me orkestër harkore
- Solist dhe Koncertmjeshtër me Orkestrën Ballkanike Teatro Diego Fabbri, Forli, Itali
Përvoja Orkestrale
- Koncertmjeshtër në koncertin e 70-vjetorit të SH.M.M. “Prenk Jakova”
- Koncertmjeshtër me Orkestrën Ballkanike Teatro Diego Fabbri, Forli, Itali
- Koncertmjeshtër me Orkestrën e Universitetit të Prishtinës
- Pjesëtar i Orkestrës së Operës së Kosovës
- Bashkëpunëtor i jashtëm i Filharmonisë së Kosovës
- Pjesëtar i Orkestrës së Kryeqytetit “Orkestra Prishtina”
Repertori Kryesor
Bach, Mozart, Bruch, Tchaikovsky, Paganini, Saint-Saëns, Wieniawski, Vieuxtemps, Ysaÿe, Bartók dhe shumë vepra të tjera të repertorit klasik për violinë.
Gjuhët
Shqip • Anglisht
Gallery
Performances

Concert Performance

Violin Recital

Orchestra Performance
